Lajmet e fundit

Komiteti LIBE (Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme) i Parlamentit Europian, pritet që nesër të vendosë për futje në agjendë të çështjes së procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.
Sipas raportimeve komiteti LIBE sot pritet vetëm të ketë një diskutim me të pranishmit e parlamentit, ndërsa nesër duke filluar nga ora 10.00 pas diskutimeve të anëtarëve pritet dhe të votohet për t’i dhënë dritën e gjelbër agjendës së Kosovës për integrim, njofton Klan Kosova.
Në agjendën e nesërme për Kosovën pritet të mbajë fjalim raportues, Tanja Fajon bazuar në opinionet e Ulrike Lunaçek.
Më pas pritet të mbahet dhe procesi i votimit, gjë kjo e cila jep vendimin final për tu futur në negociim në Parlamentin Europian çështja e liberalizimit të vizave për shtetin e Kosovës.