Lajmet e fundit

Aktori Liam Neeson para disa kohësh ka thënë se ai është dashuruar me “një grua të famshme të mrekullueshme”.
Por Neeëson e ka konfirmuar se ai po bënte shaka kur tha këtë deklaratë, transmeton Klan Kosova.
Ylli i Taken ne vitin 2009 e kishte humbur gruan e tij aktoren, Natasha Richardson dhe këtë javë i kishte thënë gazetarëve që është në lidhje me një grua tjetër të famshme, mirëpo kishte refuzuar të tregonte emrin e saj pasi që frikësohej që do e turpëronte.
Që nga ajo ditë shumë persona kanë thënë se Neeson është në lidhje me aktoren, Susan Sarndon si dhe me aktoren e Twilight, Kristen Stewart.