Një 32 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen Gurras, në qytetin e Lezhës.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ndërsa policia ka raportuar se autori i plagosjes me armë zjarri, ka qenë shtetasi A.P..
32 vjeçari është plagosur në këmbë dhe ndodhet në urgjencën e Lezhës, jashtë rrezikut për jetën, shkruan Top Channel.
Grupi hetimor ka mbërritur menjkëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të krimit.
Nga ana tjetër, policia ka ngritur pika kontrolli dhe po bën krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit të krimit.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.