Lajmet e fundit

Një karburant u grabit gjatë natës në rrugën Lezhë -Shkodër afër Dajçit.
Dy persona të armatosur me automatik kanë marrë xhiron ditore, rreth 1 milion lekë dhe 200 euro.
Por më parë ata janë përleshur me rojen, të cilin e kanë goditur me levë dhe qytën e automatikut duke e lënë pa ndjenjai cili u dërgua në urgjencën e qytetit, shkruan Lapsi.al.
Policia dyshon se autorët janë banorë të zonës.