Lajmet e fundit

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, teksa ishte i parkuar përpara Prefekturës së Lezhës.
Shkaqet e përfshirjes nga flakët ende nuk dihen, por mësohet se automjeti i djegur është në pronësi të ish-kreut të Komunës Kolsh, Andi Marku.
Një grup policor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të mësuar nëse zjarri ka ardhur si pasojë e ndonjë defekti teknik apo shkëndije elektrike, apo zjarrvënie e qëllimshme, shkruan Top channel, transmeton Klan Kosova.