Lajmet e fundit

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamiltion, këtë vit është ndarë nga e fejuara e tij prej shumë vite, Nicole Scherzinger.
E që nga koha kur është ndarë nga Scherzinger, është përfolur se Hamilton ka një lidhje me Rihannën, Kendall Jenner e Gigi Hadid.
Por asnjëra palë asnjëherë nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë, e Hamilton tani është shprehur se është beqar, transmeton Klan Kosova.
Në një intervistë për The Jonathan Ross Show, 30 vjeçari ka thënë se është duke e shijuar shumë këtë kohë.
“Po është një jetë tërësisht ndryshe”.
“Unë kam qenë në dy lidhje gjatë jetës time, një kur isha 18 vjeçar e deri në 22 vjeçar dhe njërën kur isha 23 vjeçar e deri në moshën 30 vjeçare, e për këtë kohë më ka munguar shumë jeta e një beqari të cilën shokët e mi e kishin”, u shpreh Hamilton.