Lajmet e fundit

Cezary Kucharski, që është agjent i sulmuesit të Bayern Munich, Robert Lewandowski, ka thënë se klienti i tij nuk ka gjasa për të kaluar në Angli.
Te reshurat e shpeshta nuk i pëlqejnë lojtarit, dhe kjo është njëra nga arsyet sipas agjentit.
Manchester United ka qenë skuadra e cila ka kërkuar për të marrë shërbimet e polakut, i cili ka impresionuar duke shënuar 34 gola në 57 paraqitje për klubin bavarez.
Edhe vlera e lojtarit thuhet se është rritur pas paraqitjeve të tij, kështu që çdo gjë është bërë edhe më e vështirë për një kalim në Preimer League, transmeton Klan Kosova.