Lajmet e fundit
Polaku ka insistuar se skuadra e di ku ka gabuar në pjesën e dytë të sezonit të shkuar.

Robert Lewandowski është i bindur se Bayern Munich ka gjasa që të fitojë tripletën.
Pas gjysmës së sezonit vitin e shkuar skuadra e Pep Guardiola po luftonte në tri fronte, por përfundoi duke fituar vetëm Bunedsligën.
Bayerni u mposht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Barcelona dhe në DFB-Pokal nga Borussia Dortmund, ndërsa Lewa shpreson që kjo nuk do të përsëritet.
“Ne e dimë ku kemi gabuar edicionin e shkuar, ndaj do të mundohemi të bëjmë punë më të mirë këtë edicion”.
“Nuk ka rëndësi nëse kemi pesë, apo tetë pikë epërsië”.
“Në pjesën e dytë të sezonit nuk mund të tolerojmë gabime nëse i duam titujt”.