Lajmet e fundit

Agjenti i Robert Lewandowski-t, Pini Zahavi, ka zbuluar që përfaqësuesi i Polonisë e ka informuar Bayern Munchen-in për dëshirën e tij që të largohet nga ky klub.
29 vjeçari është lidhur me një kalim te Real Madridi, dhe agjenti i tij beson se ai ka arritur të fitojë gjithçka që ka mundur me Bayern Munchen-in, e që atij tani i duhet ndryshim.
“Robert ndjen se ka nevojë për një ndryshim dhe një sfidë të re në karrierën e tij”, ka thënë Zahavi për Sport Bild.
“Menaxherët e Bayern-it e dinë këtë”, vijoi ai.