Lajmet e fundit

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se Policia e Kosovës i ka penguar aktivistët e saj përmes presionit, që t’i mbledhin nënshkrimet për peticionin kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe të iniciuar ditë më parë.
“Sot, gjatë orës 13:00, policët ushtruan presion ndaj aktivistëve për rreth një orë duke u thënë se nuk keni të drejtë të qëndroni këtu. Aktivistët nuk u larguan, ndërsa policët vazhdonin të bënin presion”.
“Para disa ditësh, Isa Mustafa frikësohej nga fletushkat dhe parullat. Arrestonte aktivistë për këto veprime. Kur ky kryeministër e pa se qytetarët po nënshkruhen masivisht, filloi t'i quaj "të padijshëm". Tash kur po e sheh që numri i nënshkrimeve veç po rritet, gjë që flet se kundërshtimi i qytetarëve është shumë i madh ka filluar të përdor armën e vetme që i ka mbetur: represioni policor.”