Lajmet e fundit

Objekti i komunës së Mitrovicës u bë me ngjyrë sot nga disa aktivist të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në këtë komunë, Faruk Mujka, tregoi që këto veprime erdhën si pasojë e refuzimit të një propozimit të tyre në seancën e Kuvendit Komunal.
Por nënkryetari i Mitrovicës, Safet Kamberi, u shpreh se arsyja pse nuk u votua propozimi i Vetëvendosjes ishte ndërrimi i rendit të ditës, transmeton Klan Kosova.
Pas këtij aksioni policia arrestoi dy aktivst të kësaj Lëvizje.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.