Lajmet e fundit

Lëvizja për reforma në PDSH është e hapur për bashkim të mirëfilltë opozitar dhe kjo nënkupton që përkrahim çdo lloj iniciative të opozitës shqiptare e cila paraprakisht konsultohet në tryezë të përbashkët.
“Sqarojmë opinionin se vendimet autonome të cilitdoqoftë subjekt politik apo lëvizje janë çështje e brendshme e subjekteve përkatëse, por vendimet autonome që më pas shndërrohen në kërkesë për gjithëpërfshirje i cilësojmë si një element që do të minonte procesin e bashkimit të opozitës shqiptare. Shqiptarët në Maqedoni tanimë e kanë të qartë kë duhet të luftojnë politikisht dhe bajraktarizmat do e çonin bajrakun te ata që nuk zgjedhin mjetet për të pamundësuar progresin dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare në Maqedoni.”- thuhet nga Lëvizja për reforma në PDSH pas takimit të Kryesisë qëndrore ku është vendosur për mos pjesëmarrje në protestën e 13 qershorit të thirrur nga Lëvizja Besa. / klankosova.tv