Lajmet e fundit

Sot në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me 72 vota për, është miratuar Projektligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe Rreth tij.
Lëvizja për Bashkim (LB), dega në Obiliq, ka vlerësuar që ky ligj hap perspektivën e zhvillimit të kësaj komune në këtë mënyrë duke siguruar mbrojtjen dhe benefitet, që qytetarëve të Obiliqit u takojnë.
Ndër të tjera Lëvizja për Bashkim ka falënderuar qytetarët e Obiliqit, iniciuesit e ligjit, dhe 72 deputetët që votuan për miratimin e këtij ligji.