Lajmet e fundit

Lëvizja për Bashkim ka përshëndetur aksionin e sotëm të policisë për lirimin e pronave të uzurpuara në Prishtinë dhe Ferizaj.
Sipas kësaj lëvizjeje, uzurpimi i pronave është një fenomen i cili përveç që ka dëmtuar personalisht individët, si pronarë legjitim të tyre, ka dëmtuar jashtëzakonisht shumë edhe ekonominë e vendit.
"Shumë prej këtyre pronave të uzurpuara kanë për pronarë investitorë nga diaspora të cilëve, me këtë rast, u është pamundësuar investimi në to për vite me radhë."
"Përveç kësaj, dëmtimi i imazhit të Kosovës si vend për investime ka ndikuar që edhe shumë potencial investues nga jashtë, qoftë i huaj apo i diasporës sonë, të shkojë në drejtime të tjera apo të mbetet peng i një situate të tillë. Pra, një potencial i madh investues nga jashtë, që do të prodhonte shumë vende pune dhe do të sillte zhvillim shumë më të madh ekonomik, për vite të tëra ka mbetur peng i disa individëve uzurpatorë" thuhet në deklaratën e LB-së..
Lëvizja për Bashkim poashtu kërkon që aksionet e tilla të mos ndalen deri në largimin e uzurpatorit të fundit nga prona e uzurpuar, transmeton Klan Kosova.