Lajmet e fundit

Mbështetja që LSDM-ja i dha Talat Xhaferit për postin e kreut të Kuvendit të Maqedonisë ka revoltuar drejtuesit e lëvizjes Besa.
Zeqirja Ibrahimi nga kjo parti thotë se askush nuk i ka dhënë të drejtë Zoran Zaevit të jetë bartës i gjitha proceseve sa i përket luftës kundër krimit.
Edhepse thanë se kanë propozim për postin e kryetarit të Kuvendit, megjithatë nuk treguan emrin e kandidatit.
"Qytetarët e thanë fjalën e tyre në zgjedhjet e 11 dhjetorit dhe unë e kam shumë herë se për shqiptarët e Maqedonisë sa më e dobët është BDI-ja aq më të fortë janë shqiptarët e Maqedonisë. Ne nuk kemi shpallur askënd flamurtar kundër krimit dhe më vjen keq që dikush ka pasur ëndrra të këtilla se Zaevi është flamurtar i kësaj lufte" ka thënë Zeqirija Ibrahimi nga Lëvizja “Besa”, shkruan Alsat M.
Xhevat Ademi i BDI-së tha se BESA do të paguajë kosto politike për mos mbështetjen e kandidaturës së Talat Xhaferit.
"Është për keqardhje, por është vendimi i tyre politik për të cilin ata mbase do të paguajnë kosto politike nga qytetari", deklaroi Xhevat Ademi, BDI.
Nga Lëvizja Besa thanë se kandidatura e Talat Xhaferit për të është e papranueshme për shkak se i njëjti ishte i përfshirë në krim dhe ishte ministër i Nikolla Gruevskit.