Lajmet e fundit

Organizata “Let’s Do It Kosova” thekson në një kumtesë për media se me shqetësim i ka përcjellë zhvillimet e fundit në fushën e mjedisit, me theks të veçantë në rrethinën e Gjilanit, prej nga u raportua për djegie të gomave e mbeturinave dhe u publikuan shembuj të ndotjes së lumenjve.
"Gjatë ditës së diel u raportua për djegien e gomave e mbeturinave në Gjilan dhe nëpër medie sociale qarkulloi një video në të cilën dëshmohet ndotja e lumit të qytetit në fshatin Pasjak. Po ashtu banorët e fshatit Kmetovc, u ankuan që një gropë, nga deponia për mbeturina internepo shfrytëzohet edhe për mbeturina të tjera".
"Dëshmi për ndotje të ambientit u pasqyruan në një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën, punëtorët e një restaurant në Brezovicë, shihen duke hedhur mbeturina në mal".
“Let’s Do It Kosova” bën thirrje për mbrojtje të mjedisit tek institucionet gjegjëse dhe qytetarët e vendit. Duke qenë se ngjarjet e fundit janë zhvilluar kryesisht gjatë fundjavës, organizata u bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Inspektorëve, për angazhim shtesë në këto ditë.
Kjo organizatë përsërit urgjencën për shqyrtimin e mundësisë për formimin e Policisë Mjedisore, kërkesë kjo qëështë shtruar nga organizata tash e disa vite.