Nga amerikani më i fuqishëm në botë i erdhi një letër ish-presidentes, Vjosa Osmani.
Me rastin e përfundimit të mandatit, ajo pranoi mesazhin nga presidenti Donald Trump, që i tha se mezi pret që të punojë me Osmanin në vitet në vijim, teksa rikujtoi se ajo la pas një trashëgimi të rëndësishme, që do të formojë të ardhmen e Kosovës, rajonit të Ballkanit dhe të gjithë Evropës, raporton Klan Kosova.
Sipas këshilltares së ish0-presidentes, Meliza Haradinaj, një letër e tillë e konfirmon rolin e Kosovës në arkitektura të reja paqeje, jashtë bllokadave të sistemit të vjetër.
Por, ajo ka edhe një kërkesë për deputetët e Kuvendit lidhur me mosratifikimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=Suo6NTvCttY
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.