Lajmet e fundit

Në këtë dhomë mund të gjesh shumë gjëra, por pak nga to janë të vlefshme.
Bërlloku, metalet e panevojshme, e veshjet e palara, kanë mbushur dhomën ku fle Xhevat Kosumi në fshatin Letnicë të Vitisë.
Këto gjëra, thotë se mund t’i heqë, por i mungon vullneti për të mbajtur rregull në shtëpi.
Kjo pasi që këtij burri i është mërzitur jeta, që prej 2001-ës kur u detyrua të vijë në Letnicë, duke e lënë Maqedoninë se bashku me vëllezërit e tij, pas shpërthimit të konfliktit.
Kosumi thotë se as për t`u ushqyer shpesh nuk i gjinden të hollat.E punë kërkoi shpesh,njofton Klan Kosova.
Por, nuk gjeti, ndërsa ndihma nuk merr më nga shqiptarët e Kosovës, të cilët ishin treguar solidarë me të në vitet e para si refugjatë.
E vetmja gjë e mirë në këtë fshat sipas Kosumit, është bashkëjetesa mes komuniteteve. E kënaqur që jeton në një vend të qetë e multietnik, është edhe familja e Xhezim Kosumit.
I zoti i shtëpisë thotë se borxhin që kosovarët ua patën kur i strehuan gjatë luftës, ua kthyen dyfish.
Këtu gratë e fëmijët e kanë gjetur vetën. Por prapë nuk janë të kënaqur. Këtu thonë se i bënë 14 vite duke jetuar në Letnicë, e nuk e morën nënshtetësinë e Kosovës.
Kurse kjo u ka prishur punë në gëzimin e të mirave materiale nga shteti,njofton Klan Kosova.
Kornikë nga Arjeta Dragaj.