Lajmet e fundit

Njeriu nuk di asgjë, dhe ne ndodhemi në zemrën e natës.” Pierre Angelique shprehej kështu më shumë se një shekull më parë, duke e parë erotizmin si formën e ndërgjegjësimit për një çarje të brendshme që po jetonte shpirti njerëzor.
Kohë më vonë, George Bataille, një biond francez, do të merrte teorinë e tij për të bërë një udhëtim të gjatë dhe të hapur për ta zbuluar shpirtin përmes trupit.
Në kohët kur klasikët rrekeshin të shpjegonin përmes faqesh të tëra librash, dashurinë e pamundur, duke i lënë personazhet të përqafoheshin nga dhembja, Bataille e shihte shërimin e tyre te diçka e mrekullueshme, që vinte nga brenda.
Ishte dëgjimi i një muzike që vinte prej trupit. Hyrja brenda kufijve që gjithsecili ia ka vendosur vetes, përballja me frikën, dobësitë e vogla do të na çojnë te një njohje e thellë e dëshirës.
Bataille e pa letërsinë si formën përmes së cilës do të përballej me rrezikun, për të gjetur më në fund ndjesitë e padurimit.
Ai shkoi deri në format më të tmerrshme të erotizmit, si për të treguar se vetëm duke e çuar imagjinatën drejt ekstremit, mund të vërtetonte atë çfarë ndrydhja e erotizmit po i shkaktonte shekullit të 19.
Bokaço do të bënte të njëjtin udhëtim me Dekameronin.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: