Lajmet e fundit

Rezidenca e Shkrimtarit dhe Përkthyesit letrar “Tirana in Between” organizohet nga POETEKA, me mbështetjen e rrjetit letrar TRADUKI, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.
Janë 17 shkrimtarë që e kanë njohur Shqipërinë duke jetuar një muaj në Rezidencën e Shkrimtarit dhe Përkthyesit Letrar, një shije të kësaj përvoje organizatorët e projektit e sjellin në format kartoline. Një copëz trashëgimie kulturore, një kafene e ngrohtë, një librari apo një kostum tradicional, ëmbëlsuar me poezi apo pjesë nga proza e këtyre shkrimtarëve të ardhur nga Ballkani dhe Europa, duke e marrë me vete edhe një copëz Tiranë…
Koha ikën, shoqëritë përparojnë bashkë me shkencën e teknologjinë, por disa gjëra është bukur të mbeten të modës së vjetër… Fjala vjen një kartolinë e shkruar me dorë që të vjen nga një i afërm apo mik zemre, e cila bashkë me fjalët e ngrohta e urimet për një vit më të mirë sjell me vete edhe një përvojë jete përmes rrugëtimit të gjatë, të prekshëm e tradicional e jo atij virtual,
sjell emocionet e dridhjes së duarve që ndjehen në kaligrafi apo aromën e një vendi tjetër që vjen e stampuar në fotografi apo në pullën postare…
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.mapo.al/2015/12/letersi-ne-kartoline