Lajmet e fundit

Ka disa ditë që Tina Bajrami e viziton qendrën e Regjistrimit Civil në Prishtinë.
Ajo ka aplikuar për letërnjoftim qysh me datën 3 të këtij muaji, por ende nuk është pajisur me të.
18 vjeçares kjo vonesë po i shkakton probleme pasi që ky dokument për të është shumë i nevojshëm në këtë moment.
Zyrtarët që punojnë në administratë i thanë Bajramit, se kanë telashe me sistemin, por se mund të pajiset me dokument me procedurë urgjente duke paguar ekstra para.
Ekipi i Klan Kosovës gjatë qëndrimit para qendrës së regjistrimit civil, takoi edhe të tjerë qytetarë, që e patën të pamundur të pajisen me dokument.
Mirëpo, Ministria e Punëve të Brendshme nuk i ktheu përgjigje televizionit për këtë situatë të krijuar, dhe mundësinë që letërnjoftimet të lëshohen vetëm me pagesë shtesë për raste urgjente.
Kronikë e gazetarit Agan Hajdarhoxha.