Lajmet e fundit

Pas shpërthimit që ndodhi pranë një autobusi të ekipit gjerman Borussia Dortmund, një prokuror gjerman thotë se është gjetur një letër e dyshimtë.
Ai ka pranuar se ajo u gjet në afërsi të vendit ku ndodhi shpërthimi, njofton Klan Kosova.
Sipas prokurorit gjerman, emri i të cilit ende nuk është publikuar, në letër shkruhej ''Mbajmë përgjegjësi për incidentin'' por nuk janë dhënë detaje të tjera rreth saj.
Nga ky incident i lënduar ka mbetur Marc Bartra, mbrojtësi i ekipit gjerman Borussia Dortmund.
Ai raportohet se ishte i ulur në ulëset e prapme të autobusit, ku dhe si pasojë e shpërthimit u dëmtuan xhamat e mjetit ku futbollistët po transportoheshin për të zhvilluar ndeshjen kundër Monacos, njofton Klan Kosova.