Lajmet e fundit

Dogana e Kosovës në Leposaviq të Mitrovicës ka gjetur dhe sekuestruar mallra të pa dokumentuara në një depo, pronë e të dyshuarës grua kosovare.
“Lidhur me rastin është njoftuar njësiti anti-kontrabandë nga Dogana e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në depon pronë e të dyshuarës femër kosovare, janë gjetur dhe sekuestruar: 93 pako cigare me nga 25 boksa të llojit Marlboro, LM, Ëinston, Davidov, 71 gajbe birra e llojit tuborg x 20 cop, 28 pako -Kanaqe Tuborg x 24 copë, 58 pako alkool Vranac x 6 copë, 27 pako Alkool Rubin x 6 copë, 45 pako birra Zajeqar x 24 copë”, njofton raporti 24 orësh i policisë, përcjell Klankosova.tv.
Në lidhje me rastin është kontaktuar edhe prokurori.