Lajmet e fundit

Në Leposaviq mbrëmë pas orës 21:00 , persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në posterin e Listës Serbe.
Tv Most raporton se në vend të ngjarjes menjehërë kanë dalur ekipet e policisë dhe se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, transmeton Klan Kosova.
Dëshmitarët okularë thonë se dy persona me kapela në kokë kanë dalë nga një veturë dhe e kanë hedhur koktel molotovin në tabelë, dhe me shpejtësi janë nisur në dalje të Leposaviqit.
Komiteti Komunal i Listës Serbe nga Leposaviqi e dënoi këtë akt, transmeton Klan Kosova