Lajmet e fundit

Humoristi i njohur Ibrahim Krajkova - Leci që ndërroi jetë në natën e mbrëmshme pas problemeve të shumta shëndetësore, ka prekur edhe zemrën e këngëtarës Leonora Jakupi.
Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë e saj Instagram në shoqërinë e Lecit në një skenë dikur në vitet 1996, njofton Klan Kosova,
Fjalët e këngëtarës ishin: "Lamtumirë o njeri i mirë që gjithmonë dite të na i mbushesh zemrat me gaz dhe skenën me artin tënd të ndjeshëm. Mungesa jote nuk domëthënë asnjëherë mosprani. Faleminderit për gjithçka që na dhurove. Paqe!"