Lajmet e fundit

Këngëtarja nga Drenica, Leonora Jakupi u rikthye fuqishëm në skenën muzikore madje me një duet në bashkëpunim me këngëtarin nga Presheva Arian Agushi, apo edhe sic njihet në estraden muzikore shqiptare me emrin Gold Ag, përcjellë Klan Kosova.
Dueti i përbashkët në mes tyre tashmë është duke shpërthyer gjithandej ku ka shqiptarë, ndoshta edhe është koha e duhur kur edhe kënga u lansua pikërisht në prag të përvjetorit të 8-të të Pavarësisë së Kosovës.
Ende pa arritë 24-orëshi, pushka e çiftelia e Leonorës dhe Goldit kanë arritur mijëra klikime në gjigantin Youtube.
Leonora dhe Gold Ag lansuan këngën e tyre të përbashkët ‘’Pushkë e çifteli’’ dhe vetëm për pak orë ajo është bërë hit gjithandej ku frymohet shqip, përcjellë Klan Kosova.