Lajmet e fundit

Ahhh, jeta e të pasurve dhe e të famshmëve.
Pushimet e personave të famshëm kanë qenë gjithmonë ëndërr e shumë njerëzve, por Leonardo DiCaprio sapo i tejkaloi këto në një nivel krejt tjetër.
Ylli i Titanikut i ka blerë vetes një ishull ekologjik me të cilin ka rënë në dashuri para 10 viteve, kur ishte për pushime aty.
DiCaprio njihet si ambientalist dhe nuk e ka në plan ta mbajë ishullin veç për vete. Ai do të sigurohet që zhvillimi dhe struktura e ishullit jo vetëm që do ta përmirësojë mjedisin, por edhe do të jetë model për të ardhmen.
I shumëkërkuari i Holliwood-it kërkon ta rimëkëmbë këtë ishull me krijimin e zonave të mbrojtura, ku mund të mbahen konferenca kërkimore dhe ta rigjenerojë të gjithë ekosistemin, me qëllim që ta kthejë atë në formën e vet origjinale.
Siç raporton TMZ.com, ishulli Blackadore Caye posedon 68 vila për mysafirë, ndërsa çmimi për të pushuar aty ende nuk është zbuluar.