Sonte nga ora 21:00 Lens zhvillon ndoshta ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, pasi me fitore eventuale ndaj Strasbourg, do të ofrohet në vetëm tre pikë me liderin PSG.
Skuadra nga Parisi ka pësuar humbje në dy ndeshjet e fundit në Ligue 1.
PSG aktualisht është në vendin e parë me 66 pikë nga 29 ndeshje, ndërsa Lens e Marseille në pozitat dy e tre me nga 60 pikë.
Takimi i të premtes mbrëma mes Lens dhe Strasbourg transmetohet direkt në Artmotion.
●●●
ESSHKRIMI NGA
Emanuell Syla
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.