Lajmet e fundit

Në luftën kundër diabetit lakra është ushqimi i rekomanduar, ndërsa ekspertët thonë se lëngu i saj është edhe më efektiv.
Në këtë mënyrë, do të merrni më shumë antioksidantë, të cilët rigjenerojnë qelizat e dëmtuara të pankreasit dhe sjellin vitaminat C, B1, B2, B6, kalium dhe magnez.
Sipas rezultateve të një hulumtimi të bërë në vitin 2012 është konstatuar se lëngu i lakrës e ul glukozës në gjak dhe ndihmon edhe në humbjen e peshës së tepërt.
Receta: Lani dhe preni një gjysmë kg lakër, vëreni atë në shtrydhës frutash e perimesh, dhe shtoni 1/4 filxhan ujë, shkruan femina.al. Përzieni bashkë në shpejtësinë më të fortë për dhjetë sekonda derisa të fitoni pure të butë e të gjelbër. Pini një gotë nga lëngu i freskët i lakrës çdo ditë para çdo vakti.