Lajmet e fundit

Persona të shumtë vuajnë nga shqetësime të ndryshme që vijnë si pasojë e shëndetit të mëlçisë prandaj gjithmonë është e rëndëishme që ne të kujdesemi në mënyrë që të krijojmë një imunitet sa më të madh ndaj baktereve që ndikojnë në shëndetin e saj.
Puna e saj është të tretë ushqimin, yndyrën dhe helmet t’i eliminojë. Kur ky organ nuk funksionon si duhet, pasojat i durojnë të gjitha organet tjera në trup. Prandaj, do të ishte mirë që kohë pas kohe ta bëni pastrimin apo detoksimin e organizmit dhe të mëlçisë, përmes metodave natyrale.
Për të pasur një mëlçi sa më të shëndetshme është e rëndësishme që përmes këtyre përbërësve si; 125 g lakër të freskët, 1 limon, 25 g selino, 250 g dardhë të freskëta, pak xhenxhefil, 500 ml ujë, 4-5 gjethe të freskëta të mentës të përgatisni një lëng që ju ndihmon për detoksimin e organizmit.
Për përgatitjen e kësaj pije është e rëndëishme që në fillim dardhët e freskëta, lakrën, selinon dhe xhenxhefilin i preni në copëza, i vendosni në blender dhe ia derdhni ujin. Pasi të ketë punuar blenderi një minutë, shtoni edhe limonin e shtrydhur, pjesën tjetër të ujit dhe mentën, pas këtij procesi pija është gati për shërbim, transmeton albeu.com