Lajmet e fundit

Bën detoksifikimin e trupit
Lëngu i Aloe Verës përbëhet nga shumë aminoacide, vitamina dhe minerale, të cilat e bëjnë atë një nga detoksifikuesit më efikas natyralë.
Vetia kryesore që e bën Aloe Verën kaq të dobishme janë efektet qetësuese, relaksues dhe hidratuesë që ndihmojnë në pastrimin e problemeve inflamatore, për shembull, menopauzes dhe problemeve me tretjen.
Bën mbështetjen e sistemit imunitar
Aloe Vera përmban shumë polisakaride të cilat ndihmojnë sistemin imunitar të funksionojë siç duhet.
Inflamacioni i tepërt mund të krijojë probleme brenda sistemit të imunitetit dhe mund të shkaktojë sëmundje si astma, ekzema, dhe kolitin.
Kështu që një qetesues i tillë si Aloe Vera ndihmon në punën e sistemit imunitar në parandalimine e këtyre semundjeve.
Ndihmon në uljen e kolesterolit
Shumë studime kanë rezultuar që aloe vera ulë kolesterolin dhe ka një efekt pozitiv në nivelin e sheqerit në gjak, gjë që e bën atë shumë të dobishme për trajtimin e diabetit dhe mbipeshës.
Është pije e shkëlqyeshme për tretjen
Çdokush që vuan nga problemet e tretjes mund të përdorë lëngun e Aloe Verës e cila shëron dhe ndihmon duke qetësuar simptomat që sjellin dhimbje të traktit tretës.
Ndikon në absorbimin e vitaminave dhe mineraleve në trup
Lëngu i Aloe Verës është i përbërë prej shumë vitaminash si : A, C, E, B1, B2, B3, B6, B12 dhe acidit folik.
Po ashtu, edhe me minerale si kalciumi, magneziumi, zinku, hekuri, seleni dhe kaliumi.
Ndihmon në rritjen e flokëve
Aloe Vera përmban shumë vitamina natyrore që ndikojnë drejtëpërdrejtë në shëndetin e flokëve.
Ndihmon në trajtimin e djegieve dhe trajton sëmundjet e lëkurës
Bën në mënyrë direkte hidratimin e lëkurës duke rritur kështu nivelin e kolagjetin e cila ndikon në rigjenerimin e lëkurës.
Poashtu konsumi i këtij lëngu ndihmon në trajtimin e puçrave, akneve dhe sëmundjeve të tjera të lëkurës. / klankosova.tv