Një afaristes së suksesshme i ndryshoi jeta përgjithmonë kur një lëndim i rëndë në kokë i dha asaj një talent të rallë artistik.
Para aksidentit më 2011, Heather Thompson nga Amerika ishte në kulmin e karrierës si stratege biznesi, ishte e martuar dhe kishte një vajzë dy vjeçare, shkruan Metro, transmeton Klan Kosovfa.
Por ajo ishte në supermaket kur lëndoi kokën e saj.
Që nga ajo kohë, ajo tani është artiste dhe ka krijuar vepra të mahnitshme arti.
Mjekët e kishin përshkruar gjendjen e saj si “Acquired Savant Syndrome”, një term i përdorur kur dikush pëson lëndim në tru dhe zhvillon shkathtësi në diçka, direkt pas një aksidenti.
Megjithatë, Thompson ishte shëruar mrekullisht, dhe e kishte ruajur shkathësinë e saj artistike.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.