Sulmuesi i Real Madridit dhe i Bralizit, Vinicius Junior është lënduar në ndeshjen ndaj Kolombisë.
Ai u detyrua të zëvendësohet pas gjysme ore lojë ndaj Kolumbisë, pas një ankese në kofshë, megjithëse dha një asistim për golin e vetëm të Brazilit në këtë ndeshje.
Pas testeve fillestare me stafin mjekësor të Brazilit bëhet e ditur se ai kishte pësuar një dëmtim të ngjashëm në këmbën e majtë me atë që pësoi në të djathtën në fillim të këtij viti.
Ky problem mund ta mbajë atë jashtë fushe për gjashtë javë. Si rezultat, ai do të humbas ndeshjen me rivalin kryesor Argjentinë, me Brazilin që ka nevojë të madhe për një fitore kundër mbajtësve të Kupës së Botës, shkruan Goal.com, transmeton KlanKosova.tv
Braziliani tani është kthyer në Madrid për teste të mëtejshme, por ai mund ta ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit të vitit 2023.
●●●
KKSHKRIMI NGA
K K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.