Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën "1 Tetori" në Prishtinë, të mërkurën.
Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës në Prishtinë.
"Rreth orës 09:30, kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën '1 Tetori', në Prishtinë".
"Në aksident është e përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person", ka thënë Ahmeti. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.