Lajmet e fundit

Një punëtor gjersa ishte duke punuar në një firmë në "Lagjen e Re" në Graçanicë, ka pësuar lëndime nga një makinë pune.
Policia njofton se ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe Inspektorati i Punës dhe prokurori.
Rasti është duke u hetuar, transmeton Klan Kosova.