Lajmet e fundit

Lojtari i Chelseas, Diego Costa, ka pësuar një goditje në zogun e këmbës, por sipas informatave më të reja, duket se nuk ka thyer asgjë.
Pas rëntgenit, u vërtetua që nuk ka asnjë rrezik, raporton Goal, transmeton Klan Kosova.
Në një deklaratë të lëshuar nga Federata Mbretërore Spanjolle thuhej se Costa u detyrua ta linte sesionin e stërvitjeve pasi që ishte lënduar në shputë, dhe në zogun e këmbës.
Por, pas testeve mjekësore, u vërtetua se gjithçka është në rregull me të.