Lajmet e fundit
Rreth orës 10:20 minuta të së martës në fshatin Grejqevc të Suharekës dy fëmijë janë lënduar aksidentalisht.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur kur dy nxënës të shkollës së fshatit përderisa ishin në pushim në mes të orëve të mësimit kanë shkuar tek trafoja e rrymës dhe pasi ajo ishte i hapur, kanë futur tela në të, të cilët kanë krijuar lidhje të shkurtër dhe shpërthim nga i cili kanë pësuar viktimat, transmeton Klan Kosova.
Pas trajtimit mjekësor njëri nga nxënësit është lëshuar në shtëpi me lëndime të lehta trupore ndërsa tjetri është ndalur në Spitalin Rajonal në Prizren por pa rrezik për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe një ekip i KEDS-it.