Lajmet e fundit

Vokalisti i “Motorhead” Ian "Lemmy" Kilmister vdiq nga kanceri i prostatës, kjo sipas çertifikatës së tij zyrtare të vdekjes. Edhe aritmia kardiake ishte në listë si shkak i vdekjes në bazë të disa dokumenteve të marra nga TMZ.
Kur Lemmy vdiq muajin e kaluar, mediat botërore thanë se vdiq pas një beteje të shkurtër me kancerin pa i detajuar gjërat, transmeton Klan Kosova.
Muzikanti ishte duke u ndeshur edhe me probleme të tjera shëndetësore për disa kohë. Lemmy ishte edhe me diabet.
Në një intervistë me The Guardian, në vitin 2015, ai zbuloi se ai kishte reduktuar konsumin e tij të cigareve në një pako një javë, dhe kishte ndaluar pijen Jack Daniels me Coca-Cola.
Lemmy vdiq më 28 dhjetor 2015.