Lajmet e fundit
Matthew McConaughey, i cili nga fëmijët e tij quhet Popaj, po përpiqet t’i mbajë ata me këmbë në tokë, pavarësisht gjithë famës së tij.

Për ta arritur këtë qëllim, aktori i njohur së fundmi edhe si McConaissance, përdori një përshkrim interesant:
“Kur e fitova çmimin Oscar, djali dhe vajza ime më kërkuan që t’iu sqaroja se për çfarë shërbente ai”.
“Unë u thash: 'Ju kujtohet vitin e kaluar kur Popaj po punonte dhe ishte shumë i dobët? Dhe duhej të shkonte çdo ditë në punë? Dhe kur ju zgjoheshit nuk e gjenit në shtëpi? Dhe kur kthehej ishte gjithmonë vonë, por arrinte t’ju lexonte dhe t'ju thoshte 'Natën e mirë'?”.