Lajmet e fundit

Opinionostja Zhaklin Lekatari, deklaroi se angazhimi i saj numëron pothuajse një dekadë në promovimin e edukatës seksuale.
Duke folur rreth kësaj teme në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ajo u shpreh se me aq sa ka parë, mënyra ndër-disiplinare dhe qasja që është përdorur në doracakë duket se i është përshtatur moshave të ndryshme që kanë nxënësit.
Ajo përgëzoj hartuesit e doracakëve të edukimit seksual dhe theksoi se edukimi seksual është që e ardhmja e fëmijëve tanë të jetë më e fortë nga ana psikosociale dhe se ndryshimet që vijnë nga edukimi janë ndryshime që zgjasin me kohë.