Lajmet e fundit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka takuar ndërmarrësit shqiptarë në Gjermani.
“Vizita në Gjermani, përveç që përmban anën zyrtare, po mundohemi që të kemi kohë për të parë nga afër edhe sukseset e diasporës tonë. Një potenciali të jashtëzakonshëm i cili se shpejti do të krijohen mundësitë që këto investime t'i rrisin dhe t'i orientojnë në Republikën e Kosovës"
.
"Kështu ishte disponimi i bashkëqytetarëve tonë, të cilët me të drejtë dhe me plotë zhgënjim deklaruan se deri tani në Kosovë nuk kanë patur partner dhe mundësi partneriteti me shtetin e vet, me Kosovën.
"Iu garantova se prej tani, në Kosovë e kanë shtetin, dhe që do të bëjmë çdo gjë që është e mundur e ligjore që t'i ngrohim raportet në mes të Kosovës dhe diasporës së saj, sepse vetëm kështu mund t'ia arrijmë synimit për zhvillim ekonomik e për punësim të rinisë", ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.