Lajmet e fundit

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur në takim kryetarin e Skenderajt Bekim Jasharin dhe atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Jashari e Lladrovci fillimisht i uruan atij pozitën dhe suksese ne punë, ndërsa Lekaj i falënderoi të dy kryetarët për vizitën e sotme në Ministrinë e Infrastrukturës dhe i uroi për zgjedhjen e tyre në krye të komunave respektive.
Ai bisedoi me kryetarët e Skenderajt dhe të Drenasit për sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit për çështjet e infrastrukturës rrugore, me ç’rast Lekaj u zotua se do t’i shikojë mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen dhe do t`u qendrojë pranë me mjete buxhetore për projektet rrugore që janë me rëndësi për ketë rajon, transmeton Klan Kosova.