Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pritur në takim ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.
Ministri Lekaj dhe ambasadori gjerman kanë biseduar për bashkëpunimin mes dy vendeve dhe praktikat e mira të shtetit gjerman që mund të implementohen edhe në Kosovë.
Sipas komunikatës për media nga ministria e Infrastrukturës, diplomati gjerman ka lëvduar punën e bërë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ndërsa ka pasur fjalë të mira edhe për zhvillimin në Komunën e Gjakovës, ku Lekaj ishte kryetar për dy mandate.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.