Lajmet e fundit

Pas rezultateve të para nga KQZ dhe organizatat joqeveritare, festa tashmë ka nisur edhe në qytetin e Gjakovës, njofton Klan Kosova.
Kandidati për deputet Pal Lekaj në një lidhje direkte në Klan Kosova ka thënë se ky rezultat është një fitore që e kanë bërë qytetarët.
“Sa i përket informacioneve nga terreni, koalicioni PAN është mbi 52% dhe kjo është një fitore që e kanë bërë qytetarët, i falënderoj të gjithë që i kanë thënë po këtij koalicioni, sot ka fituar Gjakova, ka fituar gjithë Kosova. Ne do ta kthejmë shpresën tek qytetarët”.
“Si koalicion jemi të parët në Gjakovë”.
Kujtojmë që Gjakova këtë vit nga 180 mijë persona me të drejt vote, kanë votuar vetëm 33.684 votues.