Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në seancën plenare, ka prezantuar tekstin e projekt-rezolutës që kërkon lirimin e shefit të kësaj partie, Ramush Haradinaj.
Lirimi pa kushte i Ramush Haradinajt të ndodhë sa më shpejt dhe të konsiderohet detyrë primare shtetërore.
Të pezullohet dialogu me Serbinë, deri në lirimin e Ramush Haradinajt dhe deri kur Bashkimi Europian do të kërkojnë heqjen e të gjitha fletëarresteve serbe për shtetasit e Kosovës.
Refuzimi i juridiksionit universal të Serbisë për krimet e kryera në regjionin e ish-Jugosllavisë.
Haradinaj është arrestuar më 4 janar nga autoritetet franceze, në bazë të një fletëarresti të Republikës së Serbisë, ndërsa dy herë seancat kur është dashur të vendoset për rastin e tij janë shtyrë.