Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka mirëpritur veprimet e fundit të SHBA-ve kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad.
"Pamjet e rënda që po transmetohen nga rajonet e luftës në Siri tregojnë që atje nuk janë duke u respektuar as minimalisht rregullat dhe konventat për mbrojtjen e civilëve".
"Vrasja e njerëzve të pambrojtur, e sidomos kur bëhet fjalë për fëmijët që janë qenia me e pafajshme, duhet të dënohet me ashpërsinë me të lartë edhe veprimet por edhe ata që po i bëjnë ato".
"Veprimet e fundit të SHBA-ve kundër regjimit të Assadit janë mësë të nevojshme për të prandaluar gjenocidin ndaj popullit të pambrojtur Sirian dhe për t'i dhënë fund kësaj luftë shkatërrimtare. Në këto momente jemi me popullin Sirian!", ka shkruar Lekaj në Facebook, transmeton Klan Kosova