Lajmet e fundit

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Pal Lekaj ka reaguar ndaj gjetjeve të komisionit për matjen e territorit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se komisioni për matjen e territorit, prej fillimit ka qenë një marionetë e Isa Mustafës,
Ky është postimi i tij i plotë:
Komisioni marionetë e Isa Mustafes,
Komisioni per matjen e territorit, prej fillimit ka qene nje marionete e Isa Mustafes, qe per detyre ka pasur legjitimimin e planeve te tij, per sakatosjen e territorit te Kosoves. Ata kane qene argatë të Isa Mustafës dhe e kanë kryer argatllekun e tyre. Krejt Kosova e din kete fakt. Kete e dijne edhe anetaret e ketij komisioni, e di edhe Isa Mustafa dhe e dini edhe ju mediat. Ata jane kontraktuar per nje pune te pistë dhe prandaj e kane prodhuar nje rezultat te pistë. Kisha dashte te them krejt kjo qofte ne ndergjegjen e tyre, por ata njerez nuk kane as ndergjegje!