Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se marrëveshja e arritur për kodin telefonik në mes Kosovës dhe Serbisë, është tejet e dëmshme për vendin.
Sipas Lekajt, kjo marrëveshje nuk mund të quhet e suksesshme, pasi në këtë mënyrë Kosova del të ketë vetëm një kod krahinor, duke iu referuar procesit të aplikimit, njofton Klan Kosova.
''Qytetarët e Kosovës janë të ngopur me marrëveshje dhe dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë''.
''Marrëveshja dhe dialogu nuk janë duke u vazhduar në mënyrë të suksesshme''.
''Këtë mund ta quaj një sukses të Serbisë e jo të Kosovës''.
''Nëse duhet të quhet sukses i Kosovës atëherë pse duhet të aplikohet përmes një shteti tjetër''.
''Ky është vetëm një sukses i Serbisë, sepse ne mund të kemi vetëm një kod krahinor''.
Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, ka thënë se në këtë mënyrë nga qytetarët e Kosovës ka përfituar Serbia dhe askush tjetër, njofton Klan Kosova.
''Në këtë rast Serbia po përfiton nga qytetarët e Kosovës e ky nuk është sukses për ne''.
''Kjo është një marrëveshje e dëmshme për Kosovën dhe nuk mund të quhet assesi ndryshe'' ka përfunduar Lekaj, njofton Klan Kosova.