Lajmet e fundit

Kryetari i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, a ka uruar kosovarëve 9-të vjetorin e pavarësisë duke thënë se kësaj radhe vendit po i mungon lideri Ramush Haradinaj dhe luftëtarët që u sakrifikuan për pavarësi.
Përmes jnë kumtese drejtuar mediave, Lekaj thotë se Haradinaj po bën edhe një tjetër sakrificë duke mos qenë prezent në këtë ditë të shënuar për Kosovën.
“Sot Ramushi po e bënë edhe një sakrificë tjetër. Kur po shënohet 17 shkurti - 9 vjetori i shpalljes së deklaratës për pavarësi të Kosovës, mungojnë dëshmorët, martirët të cilët vdiqën për t'u arritur kjo ditë e shënuar. Sot mungojnë (jo për herën e parë) edhe luftëtarët e zotë që dhanë shumë në luftë, e sakrifikuan pas saj, po sakrifikojnë edhe sot po për këtë ditë. Sot mungoni prezenca juaj kryetar Haradinaj”.
AI më tutje shprehet se qeveritarët e fshehur pas kollareve, nuk po e ngrenë zërin sa duhet për Haradinajn duke tentuar t’ia mohojnë vlerat Haradinajt dhe shokëve të tij.
“Është shumë për t'u çuditur se si koha nga njëherë të tradhton, a ndoshta të është shkruar si i thonë, nga zoti, e ndihmohet nga robi për të qenë gjithnjë "kurban" i vendit tënd. "Institucionalistët" e shtetit tënd, nuk e ngrenë zërin, e nuk shpenzojnë asnjë mililitër ngjyrë të stilolapsit për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për padrejtësinë që po të bëhet e për të kërkuar që ju t'i ktheheni vendit tënd pa asnjë kusht, as në përvjetorin e pavarësisë të cilën ju vet, bashkë me miq e mundësuat të arrihet. Sot këta "Institucionalistët" të veshur në kollare e të buzëqeshur me falsitet, tentojnë ndoshta edhe të mohojnë kontributin tuaj e të shokëve”, ka thënë Lekaj.