Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Pal Lekaj ka thënë se qytetarët e Kosovës janë të zemëruar me atë që siç ka theksuar ai " Gecaj dhe qeveria po i shkakton Kosovës, duke ia cenuar integritetin dhe sovranitetin"
Në këtë formë Lekaj ka reaguar ndaj një deklarate të zëvendësministrit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj sipas së cilës deputetet që vijnë nga Rrafshi i Dukagjinit rrezikojnë Kosovën per vota.
Lexoni më poshtë reagimin e Lekajt:
Qytetarët janë të zemëruar me atë çka po i shkaktoni Kosovës, "zotëri" Gecaj, ju dhe qeveria e padronit tënd. Ju po dëshironi të qëndroni në pushtet duke e dëmtuar vendin, duke ja cenuar integritetin e sovranitetin. Ju keni marrë mundin të mbroni një qëndrim e version që as Mali i Zi nuk po e mbron.
Siç e thamë në fillim aq shumë janë të zemëruar qytetarët e Kosovës, e sidomos ata të Dukagjinit që t'i po tenton me i moralizu, sa që do të kundërpërgjigjën sa herë që tu cenohet territori.
Përkundër juve, ne konsiderojmë se Kosova, ashtu si dje edhe sot ka nevojë për heronjë e patriot, e jo për politikan si puna jote dhe e shefit tënd, por sot heronjë do të jenë të gjithë deputetët që do t'i thonë jo ratifikimit të një demarkacioni që ju e keni ndërtuar duke u bazuar në kadaster, e jo mbi parime të tjera përmes të cilëve shënohen kufijtë. Sot heronjtë (deputetët e Kuvendit të Kosovës) në vend të pushkës do të përdorin logjikën e cila do të përkthehet në një JO të madhe kundër marrëveshjes që po insistoni të ratifikoni.
Kosova si shtet i rilindur është e bekuar e nuk do t'ia lejojmë që ta ketë mallkimin tuaj, siç po ja bëni.